Qysh kur nisi Big Brother VIP Albania me 5 tetor, në ditët e para u përfol për një rivalitet mes Arbana Osmanit dhe moderatores së Për’Puthen, Bora Zemani.
Duke qenë se drejtojnë dy nga emisionet më të ndjekura, u përfol se dyshja nuk gëzojnë një raport të shëndoshë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shtuar këtu faktin e asaj se çfarë ndodhi, ku Semi tha në spektakël se Borën nuk e kanë lejuar t’i dërgojnë një shenjë Donaldit.
Por, pavarësisht këtyre, duket se raporti i tyre është shumë i mirë, e madje janë publikuar edhe pamje nga festa gjigante që Bora Zemani kishte organizuar për ditëlindje, e që e ftuar ishte edhe Arbana Osmani, së bashku me Lori dhe Sara Hoxhën.
Theksojmë se Bora mbrëmë kishte mbledhur miqtë e saj më të mirë për të festuar 30-vjetorin e lindjes, e që në festë ajo së bashku me Klajdin dhe Brunon kënduan edhe këngën që Donaldi ia kishte dedikuar asaj, “Toxic Love”, e që e këndon Elgit Doda.