Iu bë atentat me gjashtë plumba në qendër të Patosit, dyshohet hakmarrja.
Policia ka hakmarrjen si pistë kryesore për plagosjen e Edmond Fejzullahut.
52-vjeçari u plagos të premten në mbrëmje në qytetin e Patosit, ku, sipas grupit hetimor, ai po mbahej në vëzhgim nga personat që synonin eliminimin e tij.
Policia sqaroi se ai është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Fejzullahu ka marrë dy plagë në kraharor dhe mësohet se ka shkuar vetë në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi ishte në gjendje që të drejtonte makinën.
52-vjeçari nga qyteti i Patosit, në momentin e ngjarjes ishte në një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 733 EO, mbi të cilën u qëllua me 6 plumba.