Nga Kreshnik Osmani.
Si i sundojne trute e masave me propagande!
Gebelsi i Rilindjes qe kontrollon pothuajse 90% te aktivitetit politik dhe mediatik ne Shqiperi është një mi kanalesh qe nuk i duron dot dritat dhe qendron gjithmone ne “back stage” (prapaskene) dhe prej atje komandon te gjithe propaganden dhe shtypin.
Per te marre nen kontroll mendjet e njerezve keta kane nje ushtri me sherbetore qe fabrikojne disa strategji informimi:
1- Relativizimi i te keqes sipas stilit (te gjithe jane njelloj)
2- Kontrolli i idioteve sipas stilit: (asgje nuk ndryshon çfaredo qe te ndodhe)
4- Kontrolli i idioteve me kollare qe bejne si intelektuale por thone (ç’me duhet mua). Keta kontrollohen duke u thene; çfaredo qe te ndodhe ti je defiçent, dhe do te mbetesh jashte loje, keshtu me mire mos u perzi fare.
5- Hutimi i masave me lajme demoralizuese. (Nuk behet, nuk arrihet, nuk mundet, nuk ia vlen, etj)
6- Kontrolli i masave idiote nepermjet elitave moraliste. Elitat moraliste i sherbejne mafies politike duke mos folur kurre per demet qe shkakton kasta, por duke i kerkuar llogari per moralin e tyre te ulet, njerezve te thjeshte.
Moralistet kane si qellim final, spostimin e imoralitetit nga elitat hajdute tek populli i thjeshte.
7- Perdorimi i sloganeve te vertete per qellime te ndyra. Si psh: (Cdo popull e meriton qeverisjen qe ka). Kjo është nje e vertete e madhe e cila ka nevoje per shpjegim. Por qellimi i tyre është qe populli te besoje pas nje kohe se ai është i poshter vete, jo se kane faj elitat sunduese per gjendjen e tyre.
8- Ushtria elektronike. Jane nje sasi e madhe njerezish qe paguhen prej parave te droges dhe te krimit. Detyra e tyre është te hyjne ne çdo faqe qe sulmon pushtetin dhe te peshtyjne. Ndersa pjesa intelektuale e kesaj ushtrie hyn tek faqet ku ka (feed back) aktivitet te larte dhe hedhin shashka me moral si psh: Ua sa i/e paedukate. Ua mami sa turp. E tmerrshme cfare mungese kulture. Ne nuk behemi me. Mua nuk ma ndjen se jam larg, po ai vend nuk behet me. Te gjithe jeni njelloj etj…!
9- Copetimi i njerezve qe e urrejne pushtetin nepermjet çarjes se tyre. Kjo realizohet duke rekrutuar prej tyre egoiste, qe mendojne se e vetmja menyre per ta kundershtuar pushtetin dhe mafien qe qeveris është formula e tyre dhe te gjithe te tjeret jane te paditur dhe injorante. Kush nuk behet me ta është pro pushtetit, nderkohe qe keta te paret paguhen vete prej pushtetit.
10- Është strategjia me e rrezikshme: investimi i masave idealiste qe vendosin qellime maksimaliste te parealizueshme dhe duke e bere kete ata bllokojne dhe demtojne te gjithe ata qe luftojne per aq ndryshim sa mundet. Kjo do te thote: po nuk u be parajse me mire rrime ne ferr, nderkohe qe parajsa ne toke nuk ekziston!
11- Pushteti sponsorizon financiarisht dhe mediatikisht segmente refuzuese opozitare dhe i hedh kunder vetes. Detyra e ketyre është te bejne opoziten aq sa i lejon mafia por jo te prekin tek pikat e nxehta. Si dallohen? Është e lehte. Nuk prekin kurre tema te rrezikshme. Tema tabu. Tema per te cilat është e ndaluar te flitet. Gjuajne me jastek jo me hu qe te thyen kockat. Duan ta rrezojne pushtetin mafioz nga mediat e pushtetit dhe te mafies dhe kjo është rrena me e madhe.