Në vetëm 90 sekonda, dy hajdutë në Greqi arritën që të vidhnin 10 mijë euro në një furrë buke. Kamerat e sigurisë kanë kapur pamjet teksa dy hajdutët me maska në fytyrë u futën brenda biznesit duke pretenduar se janë klientë.
Menjëherë nisen drejt objektivit përmes shkallëve që të çojnë në zyrat e biznesit. Dy hajdutët, të cilët me shumë gjasa kanë qenë në furrën e bukës në të kaluarën dhe e njihnin shumë mirë vendin, kanë thyer derën e zyrës dhe në 90 sekonda kanë vjedhur 10.000 euro.
Më pas dy hajdutët u larguan me qetësi nga godina për të mos ngjallur dyshime dhe u zhdukën në rrugicat e zonës. Disa muaj më parë, autorë të tjerë hynë në dyqan dhe grabitën punonjësen. Autoritetet besojnë se dy hajdutët kanë qenë të përfshirë në raste të ngjashme në të kaluarën./ Abcnews.al