Si kjo tavë vështirë se keni provuar më parë.Patëllxhan të mbushur me oris dhe djathë

Si kjo tavë me patëllxhan të mbushur, vështirë se keni provuar më parë.

Kjo për faktin se kombinimi me orizin e djathin e grirë josh shqisat tuaja deri në sekondat e fundit.

Përbërësit:

3 patëllxhan (të mëdhenj)
100 gr salcë domatesh
200 gr oriz
2 gota ujë
kopër
majdanoz
200 gr djathë i bardhë
1 domate (të prerë në feta të holla)
vaj ulliri
kripë
piper

Përgatitja:

Prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin. I vendosni në tavën nga Delimano, pasi i keni lyer më parë me vaj ulliri. I rregulloni me kripë dhe i fusni në furrë.

Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën. Shtoni salcën e domateve, kripë dhe piper. I trazoni mirë.

Tani shtoni orizin dhe ujin. I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanozin.

Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët. Sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.

Vendosni në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius. Koha për ta shijuar recetën.

Loading...