Si mundet te jemi kaq kafsherore?! Pse zgjedhim te jemi keshtu? Pse kjo marredhenie kaq e domosdoshme me krimin,dhunimin,grabitjen,dyshimin,gjakun..?

Nga Ilir Metaj
Pse jemi bere keshtu?
Cfare na ka bere keshtu?
Kaq te obsesionuar pas lajmeve te keqia, kronikes se zeze, tragjedive…
Kemi ndertuar kohen ku gazetaret e kronikes se zeze jane yjet ne ngjitje te se perditshmes sone.
Mund te jemi i vetmi vend ne Europe, ku edhe neper lokale e ambiente publike, gjen kudo TV te sinkronizuara ne kanalet e lajmeve. Vetem lajme. Gjithe diten. Gjithe naten.
Pergjithesisht kronike e zeze.

Jashte Shqiperise, edhe ato pak lokale qe kam pare te kene TV, i kane per muzike, art, kulture. Asnjehere lajme 24 ore ne 24!
Bombardim truri me vrasje, vjedhje, aksidente, perdhunime, varferi…

Dhe jo se ne Europe nuk ka! Por ata nuk jane mazohiste si ne, nuk ndiejne kenaqesi nga dhimbja, deshperimi. Sic jemi bere ne.
Edhe kur kalojme rruges e shohim te kete ndodhur aksident, zgjasim qafen te shohim carcafin qe mbulon viktimen.Ose te pakten pak gjak.
Gazetaret-yje te kronikes se zeze tek rendin te pyesin prindin e viktimes” Cfare ndjeni ne keto momente qe sapo keni humbur djalin?”. Sepse e dine,kjo eshte cfare duam ne. Kjo siguron audience.

Si mundet te jemi kaq kafsherore?!
Pse zgjedhim te jemi keshtu?
Pse kjo marredhenie kaq e domosdoshme me krimin,dhunimin,grabitjen,dyshimin,gjakun..?
“Krim dhe Ndeshkim” i Dostojevskit shkruar ne vitet 1800 duket si himn i shoqerise shqiptare te viteve qe jetojme.-laberianews

Loading...