Limonët janë një burim i mirë i vitaminës C.
Një limon siguron rreth 31 mg vitaminë C, që është 51% e vlerës ditore të rekomanduar.
Studimet tregojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve të pasur me vitaminë C redukton riskun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Por, nuk është vetëm vitamina C që është e mirë për zemrën.
Edhe fibra dhe përbërësit bimorë mund të ulin në mënyrë domethënëse disa faktorë risk për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Përbërësit bimorë të gjendur në limon, hesperidina dhe diosmina, mund të ulin kolesterolin.
Ja disa nga vetite e tjera te mira qe ka limoni
Përmirëson shëndetin e zemrës
Ndihmon në kontrollin e peshës
Parandalon gurët në veshka
Mbron ndaj anemisë
Redukton riskun për kancer
Përmirëson shëndetin tretës