Si ndodhi plagosja e dyfishtë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit, pas plagosjes me armë zjarri këtë pasdite pranë Pallatit të Sportit.

Dy persona mbetën të plagosur nga kjo ngjarje të cilët janë Astrit Cërriku dhe Fejzi Ago.

Plagosja ndodhi në lokalin “Cest la vie”, teksa personat ishin të ulur në një tavolinë, kur janë zënë për motive të dobëta.

Debati ka degraduar, duke bërë që njëri prej tyre të marrë armën dhe të qëllojë ndaj personave të tjera duke lënë të plagosur dy prej tyre.

Gjithashtu i lënduar, por me mjete të forta, ka mbetur edhe një person i tretë Mihal Kocashi.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ëshjtë identifikuar personi që ka qëlluar me armë zjarri dhe vijon puna për kapjen e tij.

Loading...