Si ndodhi vrasja në Tiranë?/ U zunë në raftin e pijeve alkoolike

Jurgen Duka (Mëziri), 29-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme ishte pjesë e një grupi shqiptar që merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës në Itali. 14 persona u arrestua në Itali, ndërsa 2 në Tiranë. Bashkë me të u arrestua edhe Elison Hysnebelliu.

Në 5 muaj ky grup kriminal mendohet se ka trafikuar 160 kg kokainë në Itali. Aktivitetin ky grup kriminal e ka nisur në vitin 2016, ku nga Shqipëria çoheshin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga zyra e prokurorit të Antimafias në Bolonja.

Kujtojmë se Duka u qëllua pas një sherri në supermarket. Deri më tani mësohet se autori dhe ai janë konfliktuar në raftin e pijeve alkoolike. Kamerat e sigurisë kanë mundur që të fiksojnë momentin e vrasjes, ndërkohë që autori është larguar me një makinë tip “Benz”.

Loading...