Prej mbrëmjes së djeshme, në media po qarkullon sherri i bujshëm mes “mbretit” të Instagramit, Kozak Braçi me një tjetër personazh të njohur, si Fabio Dushku.
Advertisements
Kozak Braçi u mor peng nga disa persona. Këta të fundit hynë live në TikTok-un e tij, ku shiheshin duke e dhunuar fizikisht ndërsa kërkonin që të shprehte pendesë. Thuhet se personat në fjalë kanë lidhje, i cili ndodhet në një burg në Athinës.
Por si nisi sherri mes djemve?
Kozak dhe Fabio Dushku janë miq prej vitesh, por gjithçka nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim.
Sipas Kozak, ishte Dushku ai që e ka ofenduar duke i thënë “zorraxhi” dhe aty ka agravuar situata.
“O zorraxhi ca je duke thënë? Me rob shpie më lënë në halle të miat. Ca thua zorraxhi, unë ty po të respektoj. Unë s’të kam ofenduar ndonjëherë ty se nuk jam tip që ofendoj.
Më the mes ‘live’ 20 mijë veta zorraxhi.”, u shpreh Kozak teksa i drejtohet Fabio.
Pas fyerjeve në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.
Më tej, Fabio ka dërguar disa miq të tij, të cilët e kanë rrëmbyer dhe e kanë futur me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut./abcnews.al