“Si një film ho.rror” – Si u përdhunua studentja italiane nga i riu shqiptar

“Si një film horror”.

Kështu shkruajnë mediat italiane rreth historisë së një studenteje italiane, e cila u abuzua seksualisht për orë të tëra në Firence.

Por pas reagimit të menjëhershëm të autoriteteve u bë i mundur arrestimi i një shqiptari, i cili dyshohet se është agresori.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se është 28 vjeç.

Përveçse qëndron në Itali në mënyrë të paligjshme, i riu ka edhe precedentë të tjerë penalë që i rëndojnë mbi shpatulla.

Siç shkruajnë mediat, ai e kishte njohur studenten disa ditë më parë dhe natën e së shtunës e kishte ftuar të kalonin kohën së bashku. Por kjo e fundit, pasi ishte dehur tha se e gjeti veten me “mikun” e saj në një hotel.

Sipas dëshmisë së saj, i riu shqiptar e rrahu dhe më pas abuzoi seksualisht me të deri në orën 11 të mëngjesit të së shtunës.

Ajo është shprehur se në mesditë arriti të shpëtojë dhe shkoi në polici ku denoncoi të riun.

Loading...