Si po dr.ogohen peshqit dhe gjallesat e tjera të ujit përmes…

Testet shkencore të dr.ogës së metabolizuar në ujërat e zeza tregojnë se përdoruesit në Londër po marrin pothuajse 200,000 doza dr.oge çdo ditë, me vlerë rreth 700,000 paund në ditë me çmimet aktuale të rrugës.

Analiza nga shkencëtarët mjeko-ligjorë në King’s College në Londër, tregon se përqendrimet në ujërat e zeza janë rritur nga 392 miligramë për 1,000 banorë në ditë në vitin 2011 në 900 miligramë për 1,000 tani.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se përdorimi i ko.kainës në Londër është pothuajse aq i lartë gjatë ditëve të javës njësoj si në fundjavë.

Vitin e kaluar, Anketa Globale e D.rogës raportoi se kryeqyteti britanik është një nga qytetet në botë ku kokaina mund të dorëzohet më shpejt se pica, falë përdorimit të smartfonëve dhe shërbimeve të koduara të mesazheve.
Londra, Bristol, Barcelona, Antwerp, Zurich dhe Amsterdam janë konsideruar si qytetet kryesore në Evropë për përdorimin e ko.kainës.

Një studim i kryer nga Qendra Evropiane e Monitorimit për D.rogën dhe Varësinë nga Drogat në vitin 2015 gjeti se Londra ishte qyteti me përqendrimin më të lartë të kokainës në ujërat e zeza në Evropë.

Gjurmët e dr.ogës janë gjetur në peshq dhe karkaleca në Suffolk.

Një studim i botuar verën e kaluar gjeti se ngjalat e rrezikuara mund të bëheshin ‘hiperaktive’ për shkak të pranisë së dr.ogës në ujërat e Britanisë, shkruan “Telegraph”.

Biologët në Universitetin e Napolit Federico II zbuluan gjithashtu se droga grumbullohet tek truri, muskujt, gushat dhe lëkura e kafshëve.

Dr Leon Barron, i cili udhëhoqi analizën më të fundit në King’s College në Londër, tha se pastërtia e kokainës është rritur gjithashtu përmes rritjes së furnizimit dhe prodhimit në Amerikën Latine.

Dr Barron tha se trajtimi i ujërave të zeza mund të largojë shumicën e kokainës nga uji i ndotur para se të riciklohet në lumenj.

Loading...