Si ra në kurth trafikanti shqiptar i qenieve njerëzore

Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua të shtunën në Itali, në fshatin Monteroni d’Arbia, afër Sienës.

Shteti belg kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj për trafikim të qenieve njerëzore. Karabinierët italianë e arrestuan atë teksa po vizitonte mikeshën e tij.

Karabinierët ishin të bindur se njeriu një ditë ose një tjetër do të shkonte në fshatin e vogël toskan. Kështu që ata vendosën të vënë në vëzhgim shoqen e tij. Burri nën urdhrin e arrestit më në fund mbërriti në Monteroni d’Arbia ku edhe u arrestua.

I riu shqiptar dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar trafikantësh njerëzorë.

Kjo organizatë kriminale merrej me futjen e paligjshme të emigrantëve në Evropë që vinin nga Azia dhe Afrika. Grupi merrej me kalimin e tyre të paligjshëm dhe kushtueshëm nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar.

Në shtetin belg, 29 vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg.

Loading...