Si sot 77 vite më parë u themelua Brigada V Sulmuese në Bramyshnjë të Tërbaçit!

BRIGADA V SULMUESE – 2900 kilometra për lirinë!🇦🇱
Si sot 77 vite më parë themelohej Brigada V Sulmuese në Bramyshnjë të Tërbaçit! Shumë të rinj e të reja të vendosur për çlirimin e vendit iu bashkuan Brigadës V Sulmuese duke luftuar me sakrifica ndaj pushtuesit nazifashist nga brigjet e Jonit e deri në Sanxhak në veri!
Brigada V Sulmuese do të mbetet në histori si një nga formacionet luftarake më heroike përgjatë Luftës Nacionalçlirimtare! Krenarë përjetësisht veprës së 357 dëshmorëve të rënë nga kjo brigadë në luftë ndaj okupatorit, ku 13 prej tyre janë dekoruar me titullin më të lartë “Hero i Popullit!🎖
Të paharruar!🙏
Rroftë Shqipëria!🇦🇱
Vullnet Sinaj

Loading...