Si të gatuajme Fasule me speca
Perbersit:
1 kg speca të pjekur
500 gr fasule të bardha
2 qepë
3 thelpinj hudhre
2 lugë gjelle pure domatesh
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Fasulet ziejini në ujë si zakonisht derisa të zbuten.
Pastaj qepët e grira imët fërgojini në vaj ulliri.
Specat qërojini, largojuni farat dhe pritini në katrorë.
Në enën ku fërgohet qepa shtoni bashkë fasulen e zier dhe specat e grirë. Këtyre shtojuni edhe purenë e domates.
Shtojuni edhe pak ujë dhe lërini të ziejnë edhe gjysmë ore derisa të kombinohen shijet.
Ju befte mir!
Loading...