Si te gatuajme Pite Greke !
Përbërësit:
- 250 gr miell i tipit 00
- 250 gr miell manitoba
- 300 ml ujë
- 30 gr vaj ulliri (ekstra i virgjër)
- 12 gr kripë
- 1 lugë e vogël sheqer
- 12 gr maja (e freskët ose 4 g e thatë)
Mënyra e gatimit:
1
Treteni majanë në një enë të vogël dhe bashkë me të edhe sheqerin. Përziejini mirë dhe masën hidheni tek të dy llojet e miellit, të cilin e keni hedhur në një enë.
2
Punojeni miellin me majat e gishtave. Në pjesën tjetër të mbetur të ujit tretni kripën dhe shtoni vajin e ullirit.
3
Hidheni ujin me vaj e kripë pak nga pak tek mielli dhe punojeni mirë. Më pas nxirreni nga ena dhe punojeni në tavolinën e punës deri kur të përftoni një brumë elastik.
4
Jepini formën e topit dhe lëreni brumin të vijë në një enë të lyer me vaj dhe të mbuluar me qese transparente kuzhine.
5
Mund ta vini enën në furrën e fikur, por me dritën ndezur për të shpejtuar ardhjen e brumit, për rreth dy orë.
6
Kur brumi të ketë dyfishuar masën, ndajeni në 8 pjesë, me peshë rreth 100 g secila dhe secilën prej tyre jepini formën e topit.
7
Hapini me një petës deri kur të përftoni fletë lehtësisht ovale, rreth 2 mm të trasha dhe me diametër rreth 20 cm. Vendosini fletët në tepsi, mbi të cilën keni vendosur letër kuzhine në mënyrë që të mos ngjiten me njëra tjetrën dhe spërkatni lehtë me një përzierje uji dhe vaji.
8
Lërini të vijnë, të mbuluara me qese kuzhine edhe për të paktën 40 minuta të tjera, në furrë të fikur me dritë të ndezur.
9
Pasi të vijë brumi sërish spërkatini prapë me pak ujë dhe zhvendosini pitet bashkë me letrën e kuzhinës në një tjetër tepsi, të parangrohur në furrë statike në 250 gradë.
10
Futini pitet në furrë për 5 minuta, aq sa duhet për të marrë një ngjyrë të artë në pjesën e poshtme dhe të mbeten të bardha në pjesën e sipërme.
11
Pas kësaj vendosini menjëherë njëra mbi tjetrën në enë me kapak xhami (këmbanë xhami). Nëse nuk keni një të tillë servirini menjëherë.
Loading...