E ka vene njeri re sesa ftohte eshte bere kohet e fundit ose sesa njerez vetem kolliten ose teshtine ne rruge dhe bare. E frikshme apo jo ? Cila eshte zgjedhja me e mire do thonit juve , nje tas me Supe te nxehte pule me perime.
Per ta pergatitur na duhen :
Gjithe pjesa e kurrizit te pules ( ajo zakonisht nuk hahet sidoqofte )
4 karrota te prera ne kubik
4 patate te prera ne kubik
xhinxher
majdanoz & borzilok
1 luge vaj ulliri
kripe/piper
hudher
piper djeges i kuq
4-6 gota uji
makarona supe
nje gjethe dafine
Kerpudha nqs deshironi
Ne nje tenxhere hedhim 4 gota uji, vajin dhe fusim kurrizin e pules se bashku me kripe, piper,gjethe dafine dhe piper djeges i kuq. E leme te zjej avash per 30 minuta dhe me pas heqim copat e pules dhe e leme ne nje pjate te ftohen. Tek tenxherja hedhim dy gota te tjera uji dhe shtojme patate, karota, xhinxher, hudher, majdanoz & borzilok dhe e leme te zjej per 10 minuta teksa heqim cdo cope mishi nga copat e pules.
Pasi hedhim pulen ne tenxhere e kontrollojme per kripe dhe me pas shtojme makaronat e zjejme per 10 minuta te tjera.
E heqim nga zjarri dhe e leme me kapak siper per 15-30 minuta.
Sherbehet e ngrohte dhe eshte e sigurt qe do te te vej deri ne shpirt.