Si të kapni në kohë tumoret orale?

Kanceri i gojës paraqitet si një rritje ose plagë në gojë e cila nuk zhduket për një periudhë relativisht mbi 6 muaj. Kanceri oral mund të rrezikojë jetën nëse nuk njihen faktorët, ecuria, trajtimi e prognoza. Ai për fshin kancerin e buzëve, gjuhës, dhe kudo brenda kavitetit oral.

Simptomat e kancerit të gojës:
Enjtje/trashje, zona të forta / zona erosive të kuqe në buzë, gjuhë/plagë që nuk shërohen.

Zhvillimi i disa pllakave ngjyrë të kuqe, bardhë ose kombinim i tyre të cilat gjakosen shpesh ose vetvetiu.

Gjakderdhje e pashpjegueshme nga goja.

Vështirësi në gëlltitje, të folur, të përtypur.

Humbje e ndjeshmërisë e pashpjegueshme, dhimbje ose fortesim në zona të ndryshme pa patur stimul.

Dhimbje fyti e vazhdueshme, ndryshim zëri.

Dhimbje veshi.

Ndjesia sikur ke diçka e cila ka ngecur në fyt.

Shkaktari kryesor i tumoreve oral eshte duhani, i cili ka në përbërjen e tij karcinogjenë dhe toksina që dëmtojnë ADN e qelizave, duke çuar ne deformim të informacionit gjenetik qelizor e më pas në kancer.

Përveç duhanit, risk te lartë paraqesin cigaret elektrike, purot, tymosja me llullë dhe alkooli. Kombinimi i alkoolit me duhanin dyfishojnë shancet për kancer.

Ekspozimi ne diell është faktori kryesor në kancerin e buzës ,i cili është mjaft agresiv dhe shpeshherë i padiferencueshem nga plagët e thjeshta te buzës.

Infektimi me HPV mbart rrezik të lartë gjithashtu.(burimi:gazetashqip)

Loading...