Si të mbrohemi nga rrezet e diellit

Rrezet e diellit na dhurojnë kënaqësi, shëndet. Dielli është burimi i jetës dhe energjisë. Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor.

Duhet ditur se vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor nga veprimi i rrezeve të diellit dhe kjo është sinteza e vitaminës D në lëkurë dhe depozitimi i kalciumit në eshtra, gjë që parandalon zhvillimin e rakitit te fëmijët si dhe osteoporozën te të moshuarit.

Po ashtu, drita e diellit ndikon në sekretimin e hormonit melatonina, i cili rregullon ritmin biologjik dhe rrit metabolizmin tonë.

Si të mbrohemi nga dielli: shmanguni ekspozimit në diell ndërmjet orës 11–17 me rroba mbrojeni lëkurën (pantallona të gjatë, këmisha duargjata, kapelë) ekspozohuni gradualisht, ngjyra e errët e fytyrës do të jetë kohëgjatë shpesh aplikoni preparatet për mbrojtje nga dielli dhe gjithmonë pas çdo larjeje përdorini preparatet për mbrojtje nga dielli në varësi nga tipi i lëkurës suaj mos i ekspozoni në diell fëmijët nën moshën trevjeçare djegiet nga dielli janë të rrezikshme, posaçërisht te fëmijët mbroni fëmijët me kapelë, fanellë, syze të diellit mbani syze mbrojtëse nga rrezet e diellit

Këshilla: Prej aromave që do t’i përdorni, zgjidhni ato të cilat nuk përmbajnë alkool, sepse në rast se deodorantët ose parfumet tuaj përmbajnë alkool, atëherë efekti i diellit mund të shkaktojë skuqje, madje edhe djegie. Mos dilni në diell porsa të jeni depiluar dhe mos u lyeni me kremra mbrojtës, sepse mund të shkaktohet ekzantemë (skuqje). Pasi të laheni në det, fshijeni mirë ujin nga lëkura juaj. Ndoshta mendoni se është më fllad që të shtriheni dhe të lejoni që dielli t’ju thajë, mirëpo nga uji mbetet një shtresë e kripës, e cila pas tharjes jep një ndjenjë të pakëndshme në lëkurë. Mos vendosni shumë shtresa të kremit për mbrojtje nga dielli njëra mbi tjetrën, sepse jo vetëm se harxhoni kohë dhe para, por në këtë mënyrë mund të mbyllen poret nga të gjitha këto shtresa dhe mund të paraqiten miteserët dhe ekzantema. Kërkoni një produkt i cili mbron e hidraton dhe i jep shkëlqim lëkurës suaj. Mos u lani në pishinë pa krem mbrojtës, i cili i reziston ujit. Ai do t’ju mbrojë nga klori, i cili mund të nxisë paraqitjen e akneve.

Lajeni çdo ditë peshqirin tuaj për plazh. Djersa, kremrat dhe bakteret mund të shtresohen në peshqir, gjë që e bën mjaft të pashëndetshëm për lëkurën e fytyrës suaj. Mos vendosni preparate kundër akneve nëse dilni në diell. Produktet me bazë të benzoyl peroxidit mund ta ndryshojnë veprimin nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë (UV) duke shkaktuar irritim. atsh

Loading...