Ndonëse qeveria ka vendosur një fashë orari që qytetarët të dalin nga banesat e tyre dhe të kryejnë disa shërbime të domosdoshme, këta të fundit e shfrytëzojnë në maksimum paraditen.
Në disa foto të siguruara nga LSA shihet se si njerëzit ecin ende dyshe në rrugë, ndonëse kjo është e ndaluar tashme dhe për të gjobitesh.
Madje ka dhe nga ata që nuk e respektojnë distancën në radhë. Pavarësisht ditës me shi, kryeqytetasit nuk i janë trembur kohës, ndërsa kanë dalë nga shtëpitë me çadër, për të mbaruar punët e tyre.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 186 persona, ndërsa kanë humbur jetën 8 pacientë.
Loading...