Si u dhunua barbarisht i riu teksa shkonte të takonte të dashurën: ‘U sulmova me shkop bejsbolli nga 4 persona’

Katër të rinj mësohet se janë shpallur në kërkim pasi kanë sulmuar brutalisht një djalë në zonën e Yzberishtit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, teksa Andrea M. ka shkuar të takojë një vajzë, të cilën ai pretendon se e ka të dashur. Por, sapo ka hyrë në një kthesë për të dalë në sheshin para banesës ku jetonte vajza, ai është sulmuar nga katër persona, të cilët e kanë plagosur të riun.

Sipas të dhënave, ata kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe pasi e kanë lënë djalin pa ndjenja në rrugë kanë ikur në drejtim të paditur. Djali pasi është përmendur ka dalë në rrugë ku është pikasur nga një patrullë policie, që për fat janë gjendur në zonë për tu kujdesur në kuadër të masave që ishin marrë në prag të ndeshjes. Djali është marrë në komisariat ku edhe ka treguar të dhënat e ngjarjes si dhe disa tipare të personave që e kanë sulmuar me shkopinj bejsbolli.

NGJARJA

Referuar të dhënave policore bëhet me dije se menjëherë pas kallëzimit që i riu ka lënë në Policinë e Komisariatit nr. 6 në Kombinat, oficerët e Policisë kanë shoqëruar në Polici vajzën, për të cilën Andrea u gjend në pritë të dhunshme. Ai ka dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen dhe më pas është lënë e lirë nga Policia. Ajo ka treguar detaje të rëndësishme për sa i përket identifikimit të personave, ndërkohë që Policia është kthyer në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e kamerave për të mundësuar pamjet e personave që kanë dhunuar të riun.

Ai i ka thënë Policisë se nuk kishte probleme të tjera dhe se dyshonte se shkak duhej të ishte fakti që ai donte atë vajzë.

Të njëjtit version mësohet se i ka qëndruar edhe vajza, ndërkohë që Policia ka nisur kërkimet për kapjen e personave që sipas të dhënave, dy prej tyre janë të identifikuar për shkak të dëshmive. Zyrtarisht, Policia njoftoi se djali i dhunuar nuk ka marrë plagë serioze e për pasojë është në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet janë kaluar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme dhe po ashtu është intensifikuar puna për kapjen e dhunuesve të të riut në Yzberisht.

Loading...