Si u gjet e djegur makina e autorëve te atentatit në Vlorë

Pak minuta me pare policia e Vlores ka gjetur në aksin e vjetër rrugor Vlorë-Fier një automjet te djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve të plagosjes me armë zjarri në një lokal në lagjen “Kushtrimi”.

Automjeti është gjendur 12 km larg qytetit, tip Benz, ngjyrë e zezë, me targa AA 918 OU, e djegur totalisht. Arma tip kallashnikov është gjendur në bagazhin e automjetit.

Dy persona u plagosen pas atentatit të ndodhur ne mbrëmje në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Roland Cepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Cepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të Policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Cepaj, i liruar vetëm tri ditë më parë nga burgu.

Nikollaq Cepaj eshte person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt I atentatit.

Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore, ndërsa pas dërgimit në spital të të plagosurve një patrullë e policisë qëndron ne ambientet e spitalit, për sigurinë e tyre.

Loading...