Si u mbyt jahti në Sarandë

Një velierë është mbytur rreth 8 milje detare larg Sarandës në afërsi të kepit të Qefalit.

Drejtuesi i jahtit që ishte personi i vetëm ekuipazhi të anijes është shpëtuar nga policia pas lëshimit të sinjali për ndihmë.
Deklarata e policise:

Policia Kufitare e Sarandës shpëton një shtetas italian, i cili kishte mbetur në det të hapur rreth 2.5 milje larg bregut të detit në një mjet shpëtimi (varkë shpëtimi)

Në mesditë në Sallën e Drejtimit të Komisariatit të Policisë Kufitare ka ardhur një thirrje për ndihmë, pasi një mjet tip skaf rrezikohej të mbytej në Qefal.

Me marrjen e informacionit u nisën dy mjete lundrimi të Policisë Kufitare dhe është vënë menjëherë në djeni edhe QNOD-ja.

Pas shumë lëvizjesh dhe kontrolli në det, njëra nga patrullat e Policisë Kufitare me mjetin e Policisë BP 01 në thellësi të ujërave, drejtimi “Gjiri i Inerteve”, ka konstatuar një mjet shpëtimi tip “sader” (plastik, mushama) pa motorr dhe një person mbi të.

Policia Kufitare është afruar me shpejtësi në drejtim të tij dhe e ka marrë në bordin e mjetit lundrues të Policisë, shtetasin italian G.B., 40 vjeç nga Napoli.

Shtetasi italian ishte nisur nga Korfuzi i vetëm me mjetin tip motoskaf, me leje, por ka pësuar defekt dhe mjeti është mbytur 2.5 milje larg bregut të detit në Qefal. Ai perdori varken per shpetuar.

Shtetasi italian ka falenderuar Policinë Kufitare që reagoi në kohë dhe i shpëtoi jetën pasi ndihej i rrezikuar për t’u mbytur. @ Sarandë

Loading...