Një operacion policor është kryer mesditën e të premtes në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi raporton se mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku është shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.
Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë, e më pas ndërhyri për arrestimin e tij.
Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion.
Burimet thanë se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet.
Loading...