Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe deputeti Paulin Sterkaj janë sulmuar nga protestuesit e opozitës teksa futeshin në Kuvend, për tju bashkuar senacës plenare
Në të njëjtën kohë, jashtë Parlamentit opozita është mbledhur në protestë kundër qeverisë. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar Kuvendin për të ruajtur sigurinë dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Kjo seancë mbahet pas anulimit të seancës paraardhëse kur opozita protestoi një javë më parë. Tubimi i sotëm u organizua jashtë axhendës në përgjigje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve, për ta mbajtur sot seancën e anuluar të enjten e shkuar./Shqiptarja
Loading...