Si u tentua të ekzekutohej shtetasi në orët e para të mëngjesit

Mëngjesin e sotëm policia e Tiranës është alarmuar pasi është lajmëruar se ka pasur të shtëna me armë ndaj një shtetasi.

Ka qënë pikërisht shtetasi i kërcënuar me armë zjarri që ka lajmëruar mbi ngjarjen, dhe i cili fatmirësisht nuk ka lëndime në trup.
Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...