Si u trashëgua mandati i deputetit, nga baballarët tek fëmijët

Nuk thonë kot që “dardha nën dardhë bie”.

E këtë më së miri e vërtetojnë shembujt e deputetëve të Kuvendit të Shqipërise që mandatin e tyre e kanë “trashëguar” në një formë tek djemtë apo vajzat e tyre.

AlpeNews.al ju sjell disa prej tyre:

Fatmir Xhindi-Anduel Xhindi

Nga 1996 e në vazhdim, Fatmir Xhindi ka qenë anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier; anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier.
Anduel Xhindi, nga nëntori i 2011 e në vazhdim ka mbajtur postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Fierit.

Leke Gjiknuri-Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri, deputet në 2008, ministër i Energjitikës deri në dhjetor të 2018.

Xhelil Gjoni-Ilir Gjoni

Xhelil Gjoni, pjesë e Kuvendit të Shqipërisë gjate viteve 1991-1992, me Partinë socialsite.

Ilir Gjoni ishte Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë në vitin 2000 si dhe Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës 12 shtator, 2001 – 29 janar, 2002 .

Servet Pellumbi-Arben Pellumbi

Servet Pellumbi, ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike ne Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Arben Pellumbi ka dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Pjese e Partisë Socialiste, e cila ka fituar dhe mazhorancën në këto zgjedhje.

Rudina Hajdari-Azem Hajdari

Rudina Hajdari, pjesë e Kuvendit të Shqipërise (Partia Demokratike) që prej qershorit të 2017.

Azem Hajdari ka qenë lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Më tej u bë një politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri[1][2]. Ka qenë deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes.

Ben Blushi-Kiço Blushi

Ben Blushi ka qene deputet me Partinë socialsite deri në zgjedhjet e 2017 ku vendosi të kandidojë me forcen e themeluar prej tij, Libran.

Kiço Blushi skenarist dhe shkrimtar shqiptar. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste.

Stefanaq Pollo-Genc Pollo

Stefanaq Pollo ka qenë akademik, historian, pedagog dhe deputet gjatë regjimit komunist.

Pollo ka marrë pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zëdhënës i saj.

Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009, të cilat rikonfirmuan Partinë Demokratike dhe koalicionin qeveritar, Pollo u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe në qeverinë e re që doli nga këto zgjedhje u emërua Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit e të Informacionit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Loading...