Si u v.ra shqiptari në hyrje të banesës

Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së shqiptarit Flamur ‘Alex’ Beqiri.

36-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri në pragun e shtëpisë dhe nga fotot që sjell “Daily Mail” duken qartë shenjat e krimit.

Sipas mediave angleze, autori i krimit u arratis me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.

Flamuri punonte si producent, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”. Shqiptari i lindur në Ferizaj është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri.

Loading...