Detaje të reja janë bërë me dije nga mediat gjermane në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar në Këln të Gjermanisë. Raportohet se ai është një 25-vjeçar, por identiteti nuk është bër publik. Shqiptari u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë një klubi nate. Policia vendase tha se ai ishte goditur me një mjet të mprehtë, ndoshta thikë dhe kishte humbur jetën menjëherë. BILD raporton se në momentin kur ndodhi krimi, ai po vizitonte një anëtar të familjes që jetonte në Këln.
Dyshimet paraprake janë se viktima është përfshirë në një sherr, pasi grupi hetimor gjeti disa shishe të thyera në vendngjarje. Policia ka njoftuar se ka shpallur në kërkim një person rreth 20 vjeç me bluzë të bardhë./joq