Përveçse një politikan, kryedemokrati Lulzim Basha di të jetë edhe një burrë i përkushtuar në familje, apo një kuzhinier i mirë. Mbrëmjen e sotme, bashkëshortja e Bashës, Aurela e ka filmuar kryedemokratin duke gatuar.
Basha shihet teksa hedh piper mbi tiganin që po gatuan dhe në një moment vë re që e shoqja po e filmon. Ai i thotë që të mos e hedhë këtë video në Instagram, por Aurela Basha, pavarësisht se përgjigjet ‘jo zemër’, ka bërë të kundërtën.
Tashmë, të gjithë ndjekësit e bashkëshortes së kryedemokratit kanë parë një tjetër anë të Bashës, atë të kuzhinierit.
Loading...