Silva Bino: ‘Ja sa kushton analiza e koronavirusit’

Silva Bino
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve I nfektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka folur për analizën që bëhet për koronavirusin.

Ajo u shpreh se analiza kushton 150 mijë lekë të vjetra, por këto shpenzime i mbulon shteti.

E pyetur në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa për masat e marra në kufi për parandalimin e koronavirusit, Bino ka thënë se nuk është asnjëherë e mjaftushme marrja e masave, por thekson se ‘v irusi nuk ndalet në kufi’.

Ajo është shprehur se është ndërruar edhe përkufizimi i rastit, duke thënë sse kanë filluar të testojnë edhe të sëmurë që kanë sëmundje të rënda re spiratore.

Bino tha se 500 persona kanë qenë në i zolim në shtëpi, ndërsa aktualisht asnjë prej tyre nuk ndodhet në i zolim.

“Gjithsej janë kryer 58 testime në total.
Kemi ndërruar përkufizimin e rastit, po kërkojmë më tepër raste.
Po testojmë edhe të sëmurë që kanë sëmundje të rënda respiratore , për të cilat nuk kanë patur histori udhëtimi.

Mjekët gjykojnë rastet që telefonijnë te numri 127.
Sot janë bërë dy analiza, të cilat janë të dyshuara.
60% e rasteve janë nga Tirana, ka patur nga shumë qytete.

Raste që kanë patur histori udhëtimi me Kinën ose me veriun e Italisë.
E rëndësishme është identifikimi i personave ‘ndën h etim’.
Përdorim transport të sigurt të mo strave.
Mostra vjen pranë ISHP dhe fillon procesi i verifikimit, që mund të zgjasi deri në 1 orë.

Të shëruar shënohen ata që shtrohen në spital.
Ne zgjeruam menjëherë rrjetin që të merrnim më tepër mo stra.
Asnjë v irus nuk ndalohet në kufi.
E rëndësishme është kur ka të dhëna që personi është shoqëruar me një person që ka qenë i in fektuar.

Analiza është e kushtueshme, është një analizë molekulare.
Analiza mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra, mbulohet nga shteti.
Bëjmë 200-500 analiza në ditë.

Jo të gjithë mjekët duhet të mbajnë maska mbrojtëse kundër koronavirusit.
Masa ki rurgjikale është mëse e nevojshme për një mjek.
500 persona kanë qenë të i zoluar në shtëpi, aktualisht nuk ka asnjë person të i zoluar”, tha Bino ndër të tjera.

Loading...