Silvinjo publikon formacionin, kush do të luajë në sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar sot listën me emrat e futbollistëve të cilët do të grumbullohen për dy ndeshjet që skuadra jonë luan në muajin qershor.

Rikthim i rëndësishëm është ai i mbrojtësit të Empolit, Ardian Ismajli që mungoi në Poloni për shkak dëmtimi dhe i mbrojtësit të Atalantës, Berat Gjimshitit ndërkohë që nga Superiorja është vetëm Andi Hadroj.

Një rikthim i rëndësishëm në mesfushë është ai i Keidi Bares Në sulm janë rikthyer Armando Sadiku dhe Ernest Muçi. Mungesë e madhe është ajo e Marash Kumbullës që është dëmtuar me Romën duke këputur ligamentin.

Shqipëria luan në datën 17 qershor në “Air Albania” kundër Moldavisë, ndërkohë që 3 ditë më vonë do të përballet në transfertë me Ishujt Faroe.

Loading...