“Simbol i së keqes, Monika dhe Sala!” – Nga Arben Duka

Europa erdhi,
dhe na fshikullojë,
herë e parë që s’foli,
me arra në gojë!

Europa erdhi,
prapë në Shqipëri,
herë e parë që pikat,
i vuri mbi “i”!

S’përdori aspak,
gjuhë diplomatike,
si për LSI-në,
dhe Demokratiken!.

Nga të gjithë Luli,
nuk ka komentuar,
Mona me të sajtë,
fare është shfazuar!

Deklarata bombë,
keq u ndez beteja,
ca agjentë të Ramës,
na kish ç’u BE-ja!

Sepse Kryemadhen,
sapo e dëgjuan,
gjithë delegacionet,
u skandalizuan!

Gjithë delegacionet,
u skandalizuan,
dhe asnjë kërkesë,
asaj s’i pranuan!

Trimat LSI-stë,
kokën nuk e ulën,
me heshta dhe shpata,
PE-së ju sulën!

Bombë more bombë,
mbi ta hodhi Mona,
kur tha:”Shqipëria,
është- mor- është e jona!”

Epo-bythë e plasur,
se s’na do BE-ja,
ne kemi Sovranin,
për luftë dhe beteja!

Një agjent i Ramës,
Është Flakenshtajni,
ne jemi krenarë,
se na do Sovrani!

Kemi denoncuar,
Monën disa herë,
zili do ta kishte,
vetë shoku Enverë!

Por edhe më shumë,
LSI-ja ndriti,
me kryeidiotin,
me emrin Petriti!

“Tani nëpër xhepa,
do mbajnë shamitë,
gjithë emisarëve,
për t’u fshirë sytë!

Sepse Edi Rama,
keq i ka mashtruar,
dhe sytë në ekstrem,
u’a ka mjegulluar!”

Tani pa narkozë,
po shohin shqiptarët,
se sa të formuar,
ishin kuvendarët!

Për t’i qënë besnike,
Monës që ka rrjedhur,
disa male balte,
mbi BE-në ka hedhur!

Dhe Sovrani vetë,
e pa përfundimin,
se kjo opozitë,
s’e do integrimin!

Nga sjellja që bëri,
PD-ë LSI-ja,
digjet në Qershor,
gjithë Shqipëria!

Them për integrimin,
e larguan ditën,
dhe PE tregon,
me gisht opozitën!

Tregon opozitën,
që me zor do Fronin,
dhe mund të trazojë,
të gjithë Rajonin!

Kur dita afrohet,
të gjithë kemi parë,
veprime ekstreme,
shqupistët kanë marrë!.

Kjo na ndodhi vjet,
ndodhi dhe tani,
për Monën dhe Lulin,
qaj moj Shqipëri!

Qaje opozitën,
brënda në Tiranë,
qëështë e mbushur,
plot me telebanë!

Plot me telebanë,
që s’e kanë me gjoja,
por në fund të fundit,
keq u doli boja!

Këta që do bëjnë,
këtu kijamete,
asnjëherë shqiptarët,
s’do t’i kenë me vete!

Me këta të shkrehur,
s’kemi si të jemi,
po me Europën,
ku duam të vemi!

Europa mike,
në krahë na ka marrë,
mban në gji të saja,
mbi Një Milionë shqiptarë!

Edhe Rama duhet,
të rikuperohet,
po me telebanët,
s’mund të krahasohet!

Ndaj edhe i thamë,
punën ta vazhdojë,
se nuk ka të drejtë,
asgjë të lëshojë!

Dhe tani së fundi,
meqë erdhi fjala,
simbol i së keqes,
Monika dhe Sala!

PE tek ata,
gishtin ka drejtuar,
për Lulin ka qënë,
më i rezervuar!

A.DUKA

Loading...