Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Duke cituar rastet nëpër spitale, drejtori i Shëndetit Publik të Worchesterit në Massachusetts, Michael Hirsch, thotë se po zbulohet një simptomë e re e koronavirusit tek personat e prekur prej tij.

“ Ajo që kemi parë është se një pjesë e pacientëve nuk vijnë më shumë me probleme të frymëmarrjes sesa me dhimbje e trazim të stomakut”, thotë mjeku.

Hirsch shpjegoi edhe arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, shqetësime të tilla janë rezultat i faktit që pneumonia tek pacientët zhvillohet në lobin e poshtëm të mushkërive. Ato pësojnë inflamacion, duke irrituar diafragmën që shkakton më tej dhimbje në stomak.

“ Sa më shumë e njohim këtë sëmundje, aq më shumë shohim se manifestimi I saj nuk I përgjigjet gjithmonë “ kornizës klasike” të kollës së thatë dhe temperatures”, thotë eksperti, citon top channel, duke nënvizuar këtu pikërisht shenjën e re të infektimit: dhimbje të stomakut pa simptoma respiratore.

Një situatë e tillë është vënë re më së shumti tek moshat e reja, ndërsa ato të thyerat vazhdojnë të mundohen kryesisht nga vështirësia në frymëmarrje./lajmifundit

Loading...