Gazeta shtetërore e Kinës “Global Times” raportoi vdekjen e një burri që kishte rezultuar pozitiv nga hantavirus.
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka bërë të ditur se hantaviruset janë një familje e viruseve që përhapen kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë sindroma të ndryshme të sëmundjes te njerëzit në të gjithë botën.
Virusi mund të përhapet te njerëzit përmes kontaktit me urinën, feces dhe pështymës. Madje sipas CDC-së ky virus godet direkt mushkritë e njerëzve.
Por cilat janë simptomat e këtij virusi?
Një person me sindromën pulmonare hantavirus mund të pësojë lodhje, ethe dhe dhimbje të muskujve, veçanërisht te kofshët, vithet, shpina dhe ndonjëherë supet.
Gjithashtu mund të ndodh të kenë dhimbje koke, të dridhura dhe të kenë marrjemendësh. Njëkohësisht mund të kenë të vjella, diarre dhe dhimbje barku.
Më vonë mund të shfaqen edhe simptoma të tjera si presioni i ulët i gjakut, problem me veshkat, të cilat mund të shkaktojnë mbingarkesë të madhe të lëngjeve.
Shërimi i plotë mund të zgjasë me javë ose muaj. Vdekja ndodh në më pak se 1% e deri në 15% të pacientëve, ka treguar CDC.
Trajtimi i hantavirus:
CDC thotë se nuk ka ndonjë trajtim specifik, kurë apo vaksinë për këtë virus. Por nëse të infektuarit e kuptojnë herët se janë prekur nga hantavirus, u ofrohet kujdes mjekësor në një njësi të kujdesit intensive.
Në kujdesin intensiv, pacientët intubohen dhe u jepet terapi me oksigjen për t’i ndihmuar ata nëse kanë probleme me frymëmarrjen./lajmifundit