Një tjetër simptomë që nuk duhet anashkaluar gjithashtu është humbja e nuhatjes dhe e shijes, e cila ka shoqëruar mjaft pacientë me koronavirus. Të tjera përfshijnë dhe shqetësimet e stomakut, diarenë e deri tek pucrat në lëkurë.
Një simptome tjetër e identifikuar tani vonë është skuqja e qiellzës së gojës.
Mjekët e Spitalit Universitar Roman y Cajal ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus mes 30 marsit dhe 8 prillit.
Ata zbuluan se 29% e tyre kishin lëndime të zgavrës me gojë, ndërsa 83% kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në gojë./lajmifundit
Loading...