Simptomat paralajmëruese të depresionit që s’duhet t’i injoroni kurrë

Sipas OBSH-së (Organizatës Botërore e Shëndetësisë) problemet e shëndetit mendor janë rritur me 35% këto 20 vitet e fundit. 

Ndër më shqetësueset është depresioni, si dhe vështirësia që haset në zbulimin e hershëm të tij.

Në pjesën dërrmuese të rasteve, pacientët shkojnë tek mjeku në stade të rënduara, kur trajtimi i sëmundjes kërkon ndjekjen për një kohë të gjatë, si dhe mund të mos shoqërohet me rezultatet e kërkuara. Por si ta dalloni se një person vuan nga depresioni, cilat simptoma janë këmbana e alarmit që duhet të njohim të gjithë.

1. Çrregullimet të theksuara të humorit: Më shumë se 90% e njerëzve që vuajnë nga depresioni përjetojnë gjendje shpirtërore hidhërimi ose dekurajimi të zgjatur.

2. Ankth: Shumica e pacientëve me depresion përjetojnë ankth, që do të thotë shqetësim i brendshëm me tmerr, frikë ose parashikim për rrezik, së bashku me disfunksione të sistemit autonom, si ndjesia e rrahjes së shpejtë të zemrës, flutura në stomak, pulsi i shpejtë.

3. Çrregullime të oreksit: Shumë pacientë depresivë kanë humbje të oreksit, shoqëruar me ose pa humbje në peshë. Humbja në peshë mund të jetë e vogël ose shumë e madhe, madje sa të kërcënojë jetën. Një pakicë njerëzish, veçanërisht gratë e reja dhe ato me sëmundje bipolare, mund të kenë mbingrënie (hiperfagi) ose ngrënie e pakontrolluar, e shoqëruar me vjellje të menjëhershme (bulimia).

4. Humbja e interesit për aktivitetet e zakonshme: Në këto raste pacientët manifestojnë jo vetëm humbje të kënaqësisë, por, gjithashtu edhe pakësim të motivacionit, shpesh në të gjitha fushat e jetës. Puna, jeta shtëpiake dhe gjithë veprimtaritë e tjera duken pa kuptim dhe jo interesante.

5. Mungesë të shpresës: Njerëzit që vuajnë nga depresioni, ndiejnë se nuk mund të përballen as me detyrat më të vogla, duke përfshirë higjienën personale dhe paraqitjen estetike.

Loading...