Sinoptikania tregon rënien drastike të temperaturave

Shqipëria gëzon një fundjavë me diell, por temperaturat e ajrit do pësojnë rënie drastike.

Sakaq brigjet greke janë përfshirë nga stuhi të forta shiu dhe ere, të cilat nuk do munden të depërtojnë deri në brendësi të vendit tonë, pasi janë masat e ftohta polare që veprojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke na mbrojtur nga rrebeshet e furtuna.

E ftuar në “Vila24”, në News24, moderuar nga Brunilda Lahe, sinoptikania Lajda Porja tha se java në vazhdim në zonat malore pritet të jetë me dëborë e ngrica, temperatura do arrijë deri -8 gradë C.

Sa i përket ditëve festive të Krishlindjes, ajo sqaron se zonat verilindore dhe juglindore do kenë reshje të dendura dëbore, ndërsa pjesa e ultësirës perëndimore do jetë me reshje shiu. Gjatë bisedës me moderatore Lahe, Porja tha se nga përvoja e punës, mban mend që zakonisht Krishtlindjet janë festuar në ditë me shi.

Loading...