Sipas Einxhel ka një arsye pse Iliri nuk duhet ta fitojë BBV

Pas spektaklit të së premtes Einxhel u shpreh e prekur nga largimi i Arbrit por pasi ai u rikthye duket se ka filluar të afrohet përsëri me të. Në një bisedë Einxhel i thotë atij se do t’i vinte keq nëse ajo do të dilte në këtë pikë të lojës pasi sipas saj ka shumë banorë të tjerë të cilët nuk kanë qenë aktiv dhe nuk janë sprovuar sa ajo.

Arbri e ka mbështetur në këtë pjesë pasi u shpreh se në çdo prime Einxhel është protagoniste edhe nëse nuk ka të bëjë me të debati.

Gjithashtu Einxhel u shpreh se do t’i vinte keq nëse BBV do ta fitonte dikush që famën ose aktivitetin e tij nuk ka vendosur ta bazojë në Shqipëri. Këtu kuptohet që e ka fjalën për Ilirin, i cili e zhvillon karrierën e tij prej vitesh në Itali.

Debatet më të ashpra Einxhel i ka patur me Ilirin, i cili gjithashtu famën e tij e ka të bazuar në shtetin fqinj Itali, por Einxhel nuk e ka theksuar me kë e ka, pasi në shtëpi shumica e banorëve janë të famshëm jashtë kufijve të Shqipërise.

Loading...