Sipërmarrësi shqiptar faktor në suksesin e ekonomisë bullgare!

Gjatë dekadave të fundit, Bullgaria ka patur zhvillime transformuese në kuadër të teknologjisë, duke e bërë vendin qendër të Europës Juglindore për teknologjinë e informacionit.

Gjithashtu, niveli i mirë i edukimit ndikon në numrin e larte të risive sociale dhe sipërmarrëse. Potenciali për sipërmarrje të reja ka krijuar mundësi të përshtatshme për investitorët dhe për ata që duan të zhvillojnë karrierën e tyre.

Sipërmarrësi shqiptar Elvin Guri, aktiv në tregun bullgar dhe i njohur për rastet e tij të suksesit permes investimeve në Bullgari, ishte folës ne RE:TURN.

Nën patronazhin e ish-presidentit bullgar Rosen Plevneliev,ky event u organizua në tre shtete të SHBA dhe solli së bashku histori suksesi të qytetarëve të Bullgarisë të cilët kanë rritur bizneset e tyre përtej kufinjve. Në fokus të diskutimeve në këto takime ishte ekosistemi dinamik ekonomik dhe social i Bullgarisë si edhe shumë çështje të tjera që u sollën në vëmendjen e anëtarëve të diasporës bullgare, në SHBA.

Në eventin e datës 20 nëntor, Elvin Guri ishte një ndër folësit përpara anëtarëve të diasporës bullgare në New York. Elvin Guri është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë me kapitale në Bullgari, Empower Capital.

Ai gjithashtu njihet për bashkëpronësinë e Telekom Albania. Impakti i ekonomisë në rritje të Bullgarisë po fillon të ndjehet edhe në tregun shqiptar ku bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është tashmë realitet.

Gjithashtu, pjesëmarrës dhe mbështetës i ngjarjes ishte edhe Nancy Schiller, President dhe Drektor Ekzelutiv i Fondacionit Amerika për Bullgarinë (ABF), fondacion simoter i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Një numër i madh sipërmarrjesh të reja bullgare ia kanë dalë të rrisin shtrirjen e tyre edhe në nivel botëror gjatë viteve të fundit. Telerik, LeanPlum, Walltopia dhe Software Group janë vetëm pak prej tyre por tregu vazhdon të jetë dinamik dhe në rritje.

RE:TURN organizohet nga Shoqata Bullgare e Investitorëve Privat & Sipërmarrjeve Kapitale (BVCA), me partner kryesor Fondacionin Amerika për Bullgarinë (ABF) dhe me mbështetje të Fondacionit Zgjidhje për të Ardhmen dhe Qendrës Bullgare të Sipërmarrjes (BEC).

Loading...