Sistemi bankar në Shqipëri është në nivele 50% më të larta se kërkesat rregullatore.
Në fund të muajit shtator 2018, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar shqiptar arriti në nivelin rekord prej 18.2%, ndërkohë që rregullorja përkatëse e Bankës së Shqipërisë përcakton se ky tregues duhet të jetë të paktën 12%.
Mjaftueshmëria e kapitalit është treguesi më i rëndësishëm në këndvështrimin rregullator, sepse mat aftësinë e bankave për të mbuluar me kapitalet e veta rreziqet e investimeve.
Rritja e këtij treguesi i dedikohet faktit se vitet e fundit, aksionerët e bankave kanë aplikuar rritje të shpeshta kapitali, përkundrejt një mjedisi ekonomik sfidues duke garantuar kreditimin aktivet bankare.
ATSH