Elma Doresi
Sistemi që po vret Aktorët, Regjisorët, Skenografët, Kostumografët…
Ky sistem, i kalbur, i kompromentuar, i servilosur, i pështirë.. Po i vret ditë pas dite.
Si? E para me emërime. Pra duke eleminur konkurimin ti ‘gia’ ke eleminuar konkurencën dhe urime : Ti je më i miri sepse ti je i pėrzgjedhuri. Pas kësaj vijnë ata, elementët e sistemit, ata që kanë ngrënë e do vazhdojnë të ushqehen me lavdet e tyre mediokre. E kështu ditë pas dite, orë pas ore një Aktor, një Regjisor, një Skenograf, një Kostumograf : ‘ vdes’.
‘ Vdes’ se dëgjon se si mburret e lëvdohet i përzgjedhuri apo i përkedheluri i sistemit.
‘ Vdes’ se e di ta dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, jo si i përzgjedhuri që i pëlqen.
E pastaj, kur duam të dalim nga situatat kur mbetemi ngushtë, themi : Nuk vijnë më ata artistë.
Më lejoni t’ju them diçka që më buron nga shpirti : Pirdhuni!
Nëse do isha në drejtimin e një institucioni kulturor(mos ndodhtë ndonjëherë) gjëja e parë që do bëja do ishte kjo : Do ju mbaja larg, sa më larg kulturës me fjalinë e vetme MOS MA NDOT ARTIN. Madje do vendosja njé ligj ku nuk do ju hiqja të drejtën të flisni për këtë temë.
Sot numërojë rreth 80 aktorë në shfaqjet e mija. Nga moshat mé të ndryshme. Ne kemi aktor, aktor të shkëlqyer por që ju bashkë me sistemin tuaj të kalbur po i vrisni çdo ditë. Brënda e jashtë Teatri ka aktor që hedhin djersën për Teatrin. Ka aktor që e duan Teatrin. Ka aktor që krijojnė figura artistike shumë të arrira. Sot ka regjisor që nuk vjedhin por krijojnë, ka Skenograf e Kostumograf që u mbetën konceptet në dosje duke i vdekur dëshira për art. Pse? Sepse nuk vijnë më ata artist. Ma va…..
Na krahasoni me botën jashtë duke na dal në këto konkluzione.
Si guxoni?
Ku ka të krahasuar?
Këtu tek ne janë mbi ata ua siguroj. Se të arrish të bësh art në kushte skandaloze, me një sistem që të mbyt, më kritika të shitura, mė miqësira mediokre, me pagesa të turpshme duhet të jesh vërtetë i çmendur apo ta duash tmerrsisht shume. Lani gojën dy, tre dhjetë herë kur flisni për aktorët. Ja ku jam unë dëshmitarja e tyre që i kam parë në çdo proçes djersën, mundin, lodhjen, krijimtarinë e tyre. Kam parë se si shfaqje pas shfaqje janë rritur artistikisht. Kam parë se si nga fëmijë tani janë bërë burra e gra në skenë.
Ka dhe Regjisor. Por për larvat e kalbësirat nëse nuk janë në pozita përfituese nuk quhen.
Më lejoni sërish tju them diçka nga shpirti : Pirdhuni!
Se ju kam parë apo sju kam parë dy herë në Teatër e guxoni e jepni mendime.
Kritika e mendime supe.
Lani gojën para se të flisni e të përmëndni fjalën aktor.
Në Shqipëri ka Aktor.
Në Shqipëri ka dhe super Aktor.
Por në Shqipëri ka dhe një sistem të kalbur të mbushur me servila e mediokër të cilët po e vrasin artin sepse për to ka rėndësi një projekt e jo një komunitet artistik.
Disava i kam pas thënë : Shiko shfaqjen, nuk dua shkrime.
Kur të ‘rikthehem’ ne skene flas se nga Teatri nuk kam ikur per asnje moment, do pėrpiqem që as shfaqjet mos të mi shikoni. Nuk dua jarga, skam pas nevojë pėr jarga.
Unë dua publikun siç dhe fatmirësisht ai më ka dashur mua. Dhe aktorët i do publiku, shumë madje.
Ps : Pirdhuni tani.