Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit

Pesë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme se nga 833 testime, janë identifikuar 125 raste.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objektet që prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.
Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Loading...