Situata në Rinas/ Ja sa kontrollorë akuzohen për shpërdorim detyre dhe shoqërohen nga policia

Shkon në 28 numri i personave që janë shoqëruar nga policia e Shtetit, pasi u kallëzuan penalisht nga Albcontrol. Pas kësaj, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për kontrollorët, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Dimër në prill, bora bllokon Korçën dhe fshatrat rreth saj

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, kontrollorët bojkotuan punën e tyre dhe për pasojë sollën në kolaps aeroportin e Rinasit. Kontrollorët kërkojnë rritje të rrogës, pasi sipas tyre presioni është shumë i madh.

Më herët u bë me dije se fluturimet e paradites janë anulluar, asnjë vendim nuk ka për orët e pasdites.

Loading...