Situata në Shqipëri nuk është e keqe, por nuk është aspak e mirë – Nga Anila Toto

Situata në Shqipëri nuk është e keqe, por nuk është aspak e mirë.
Janë të natyrshme kontraditat midis partive, por deri në momentin qê nuk cënojnë integritetin e vendit.

Sigurisht duke njohur sistemin e organizimit të shoqerisë e qeverisë në vend, kontraditat midis partive cênojnë thellësisht interesat dhe paqen e punën në çdo sektor e administratë si dhe monitorimin e parametrave shoqërorë e ekonomik.

Situatat sa vijnë e degjenerojnë drejt një kaosi social. Nuk Di kujt I intereson një situatë e tillë, por sigurisht jo popullit të thjeshtë.

Është I nevojshëm rikthimi I paqes politike, në mënyrë demokratike për të mos shkatërruar gjithçka që është ndërtuar dhe kaluar në një regres të pashmangshëm drejt të cilit duket sikur po shkojmê.

U bëj thirrje, patriotët e njerëzit e mençur, analistët dhe politikanêt e mirfilltê duhet tê gjejnê e të orientojnê gjendjen drejt një zgjidhjeje imteligjente, pa eksese dhe pa zjarre e kontradita.

Unë sot pashë njê zotëri polic në tv që ishte shtrirë në tokë dhe shumë njerëz I bënin ndihmên e shpejtë për ti shpëtuar jetën.
A mund të jetë kjo një situatë normale?
A duhet politikanët të reflektojme pêr qetësimin e situatës, parandalimin e përkeqēsimit si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive, por edhe respektimin e ligjit?

A.Toto

Loading...