Situatë e rëndë në Gorisht të Vlorës, vatër zjarri pranë puseve të naftës

Vatrat e zjarrit në fshatin Gorisht të Vlorës vijojnë të jenë aktive. Siç raporton gazetari Elton Nika situata paraqitet ende e rëndë për shkak se pranë zones ndodhen edhe puset e naftës.
Sakaq, vijohet të nderhyhet nga toka, nga forcat zjarrfikëse dhe banorë te zonës.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme është shuar zjarri në Corrush të Mallakastrës. Megjithatë, vijojnë të jenë aktive me dhjetëra vatra zjarri në të gjithë vendin.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se situata më kritike është në Llogara dhe në malin e Thirrës pranë tunelit të Kalimashit. g.v/abcnews.al

Loading...