Sizmiologu grek niset per Shqiperi: “Dëmet nuk erdhën nga forca e lëkundjeve”

Një grup sizmiologësh grekë kanë komentuar për median e vendit fqinj tërmetin e fuqishëm në Shqipëri.

Profesori Efthymios Lekkas tha se Greqia nuk është në rrezik nga efektet e tërmetit në Shqipëri.
Lekkas, që drejton Organizatin për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, tha se bashkë me një ekip ekspertësh do nisen drejt Shqipërisë pasdite për të ndihmuar autoritetet.

Ai tha se dëmet nga tërmeti, veçanërisht në Durrës, nuk kanë ardhur nga fuqia e lëkundjeve, por nga strukturat e vjetra.

“Durrësi është në një zonë sizmike, aktiviteti i së cilës njihet që prej antikitetit,” tha ai, duke shtuar se dëmet kanë ardhur për shkak të ndërtimeve të dobëta.

Loading...