Sizmologu: “Mbi 100 pasgoditje numërohen deri më tani. Me magnitudë mbi 3 ka pasur mbi 260 pasgoditje. Frekuenca është gjithmonë në rënie”

Eksperti sizmolog Edmonod Dushi tha se aktiviteti sizmik ne vend po vazhdon.

“Nga data 26, që ishte goditja kryesore deri tani është një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh, që konsiderohet si diçka normale. Një numër i vogël i tyre ka pasur impakt dhe ka krijuar atë ndjenjën e panikut, të tilla kanë qenë dhe pasgoditjet me magnitude mbi 5.0 rihter”,ka thënë Edmond Dushi.

“Mbi 100 pasgoditje numërohen deri më tani. Me magnitudë mbi 3 ka pasur mbi 260 pasgoditje. Frekuenca është gjithmonë në rënie”, shton ai.

I pyetur nëse do të ketë lëkundje të tjera në vazhdim ai shprehet:

“Është krejt normale që një tërmet i moderuar të pasohet nga një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh. Ne themi që është mirë sepse energjia e akomuluar çlirohet më anë të këtyre pasgoditjeve. Mendojmë që do të ketë aktivitet dhe në ditët në vijim, një dukuri tejet normale”./top channel

Loading...