S`ka marreveshje për reformën zgjedhore/ Përfundon takimi 5-orësh me ambasadorët

Ka perfunduar pas pese oresh diskutime takimi i ambasadoreve te SHBA, BE dhe Britanise me Keshillin POlitik te reformes zgjedhore ne Tirane.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se eshte shenuar perparim pas nje dite te lodhshme, por shtoi se diskutimet do te vazhdojne serish neser.

Edhe diplomati i BE ne Tirane, Luigi Soreca, foli per nje moment pozitiv ne diskutime, por theksoi se ky moment nuk duhet humbur per arritjen e nje kompromisi neser.

Ambasadori britanik Duncan Norman theksoi rendesine e plotesimit te kritereve te OSBE-ODIHR ne lidhje me zgjedhjet teksa theksoi se permbushja e standardeve eshte kriter per pranimin ne BE.

Deklarata e Yuri Kim:

Që të tre kemi shpenzuar rreth 9 orë me të gjithë anëtarët e KP. Ka qenë një ditë e veçantë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Ka qenë ë vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në fazë kritike të historisë saj. 25 marsi ishte një pikë kthese.

Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në rajon. Nëse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtesh për negociatet. Mes tyrëe është edhe reforma zghjedhore në përpurthje me rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Qëllimi ynë sot, dhe qëllimi ynë nesërt se do të takohemi edhe nesër, është që Shqipëria të përmbush të gjitha rekomandimet për tu bërë anëtare e BE. Nëse partitë do të arrijnë konsensus përtej rekomandimeve, ne do të biem dakord me ta.

Nëse konsensusi për këto pika që ODHIR ka kërkuar nuk arrihet, palët nuk duhet ti kenë këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në BE. Kjo është dëshira e SHBA dhe e shqiptarëve. SHBA do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur popullin shqiptar

Loading...