Zbardhen propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor që synojnë të rrisin Sigurinë Rrugore.
Policia e Shtetit bën me dije se gj.oba do të vendoset për shoferin nëse në mjetin e tij gjenden pasagjerë që nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit.
Gjoba për parakalimet nga 1-3 mijë lekë bëhet 5-10 mijë lekë dhe nëse shkelja përsëritet dy herë brenda vitit, dyfishohet gjoba dhe pezullohet leja e drejtimit për një muaj.
Një tjetër ndryshim i propozuar është gjoba 10-20 mijë lekë dhe heqje 5 pikë nga leja e drejtimit kur shoferi nuk ruan distancën e sigurisë dhe ushtron pr.esion me sistemet e ndriçimit në rrugë interurbane kryesore e dytësore.
Gjithashtu nëse drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alk.oolike, nga ora 19:00-06:00, gj.oba është 30% më e lartë.